Merkel: Ngrini Gjykatën Speciale dhe dialog me Serbinë

Ka përfunduar takimi mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Isa Mustafa, në Berlin, ku diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, dhe Dialogun Kosovë-SerbiMerkel i ka dhënë dy mesazhe të qarta delegacionit kosovar: Përkrahjen për Dialogun Kosovë-Serbi, si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.“Kancelarja na ka dhënë përkrahje për dialogun dhe themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thanë Mustafa.“Jemi të interesuar të kemi një përkrahje më të madhe ekonomike prej Gjermanisë”, ka deklaruar Mustafa, në konferencën e përbashkët për media.