"Arrest me burg" për Arbjon Alikon, për sulmin në Lazarat ndaj policisë në 2014
Pa pranga në duar dhe me një pamje të qetë, Arbjon Aliko, 20-vjeçari nga Lazarati, ka preferuar të heshtë ndaj akuzave që prokurorët e Krimeve të Rënda kanë ngritur ndaj tij.Gjykata e Krimeve të Renda pasi ka marrq gjeneralitetet e tij, ka vendosur të lërë në fuqi masën "arrest me burg" dhënë në mungesë një vit më parë, pas aksionit të policisë një vit më parë në fshatin jugor.E vetmja akuzë me të cilën është përballur në këtë ssancë verifikimi mase, ka qënë kundërshtimi me armë ndaj policisë në aksionin e policisë së një viti më parë ne Lazarat.Por përballja e tij me gjykatën e Krimeve të Rënda do të vijojë edhe ditën e mërkurë.Dy vëllezërit Aliko, Arbjoni dhe Albani, do t’iu duhet të paraqiten sërish në këtë gjykatë për tu njohur me te tjera akuza “vrasje të punonjësit të policisë”, “plagosjen e dy efektivëve të RENEA-s”, “trafik armesh dhe municionesh ne bashkepunim”, si dhe “drejtimi i nje grupi te strukturuar kriminal”.Dy vëllezërit dyshohet se jane ekzekutore te Ibrahim Bashës. Ne cilesinë e proves materiale, jane marrë fisheket e gjetur ne vendngjare, shenjat e gishterinjve, analizat e gjakut si dhe deshmi.Arma me të cilen është qelluar efektivi i RENEA-s dhe dy koleget e tij nuk është gjendur ende.Prej ditës së arrestimit, prokuroret kane tentuar te bejne bashkëpuntore te drejtësisë dy vëllezërit Aliko, të cilët nuk kane pranuar te japin asnjë shpjegim në fazë hetimi.Ata kanë mohuar të jenë autorë në ngjarje. Sipas tyre në drejtim të RENEA-s është qëlluar me breshëri nga më shumë se 11 persona.[caption id="attachment_540278" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arbjon Aliko ne Gjykate, sot me 30 qershor 2015[/caption][caption id="attachment_540277" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arbjon Aliko ne Gjykate, sot me 30 qershor 2015[/caption][caption id="attachment_540276" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arbjon Aliko ne Gjykate, sot me 30 qershor 2015[/caption]