Opozita italiane: Kriza greke ndikon dhe ne Itali, Renzi jep llogari në Parlament!
Për opozitën italiane situata është shumë e rëndë e preokupuese. Forza Italia e konsideron daljen e Greqisë nga eurozona si një shkatërrim për të gjithë Europën, e vecanërisht për Italinë. Kryetari i grupit parlamentar të Forza Italias, Renato Brunetta, në emër forcës së tij politike ka kërkuar nga qeveria Renzi shpjegime mbi atë cka po ndodh me krizën greke."Ministri i Ekonomisë duhet të referoj menjëherë në parlament mbi atë cka po ndodh në Greqi. Përballë një skenari që paralajmërohet katastrofik, cfarë synon të bëjë qeveria italiane për të shpëtuar Greqinë?- pyet opozita italiane. Ekzekutivi Renzi duhet të sqaroj gjithcka e menjëherë në parlament, pasi ne nuk dimë asgjë se c'po ndodh!"Për forcat opozitare nëse Greqia falimenton, pasojat do të jenë mjaft preokupuese në të gjitha tregjet fianciare europiane e mbi të gjitha në Itali.