LSI kërkon të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Vorë: Kishte votues fiktivë

Lëvizja Socialistë për Integrim ka kërkuar që zgjedhjet në Bashkinë e Vorës të shpallen të pavlefshme.Për këtë, kjo forcë politike ka dorëzuar këtë të martë kërkesën për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore në KQZ, e cila mori vendimin qe kjo kërkesë të shqyrtohet diten e nesërme në orën 16:00.Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë e Vorës ka pasur lista fiktive të zgjedhësve dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote në Bashkinë Vorë është shtuar përmes kontratave të qerasë të dhëna në mënyrë fiktive ndaj ketyre qytetareve nga noteri Shaban Gjoka.Në zgjehdjet e 21 qershorit, në bashkinë e Vorës fitoi kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili, që garonte përballë Luan Sallakut që përfaqësonte listat e LSI.11665023_10205745706035587_835912753_o 11654012_10205745706115589_737863071_o 11651238_10205745706275593_824958925_n