Pensionistët grekë duke qarë përpara bankave
Një imazh që tregon peshën e një krize. Drama kolektive e një vendi në prag të humnerës. Këto janë disa foto të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters.Këto foto janë marrë në Selanik, qyteti i dytë më i madh grek, jashtë një banke pensionistët presin të dinë se çfarë do të bëhet me pensionit të tyre.Bankat greke, me urdhër të qeverisë, do të jenë të mbyllura deri të diel, 5 korrik , kur do të votohet me referendum për të vendosur nëse do të pranojë propozimet e Evropës.Megjithëse një numër i kufizuar i degëve të bankave greke, ka vendosur të hapë dyert e saj për të paguar pensionet për klientët e tyre të cilët nuk janë në gjendje të përdorin kartat e kreditit apo kartat ATM për tërheqje cash.Në foto tregohet edhe menaxheri i një banke, i cili përpiqet të qetësojë një pensionist i cili ka shpërthyer në lot.
