Porti i Durrësit, Kompania hedh në arbitrazh Shqipërinë

Mosmarrëveshjet për faturën finale të shpenzimeve kanë çuar në arbitrazh Shqipërinë.Kompania Vega e cila ka realizuar  investimet në terminaline trageteve dhë  të kalatave 7e 8  në Portin e  Durrësit  ka kërkuar rreth 2 milion euro më shumë nga skema financiare e kontratës.Zv.ministri deklaroi se kjo çështje po ndiqet nga strukturat përkatëseShteti shqiptar përfundon në arbitrazh prej kompanisë që  ka realizuar investime në terminalin e trageteve dhe të kalatave 7 e 8 në Durrës.Zv.ministri Ylli Manjani shpjegoi se pas falimëntimit të kompanisë Sllovene investimi është marrë në dorëzim nga një tjetër  kompani   e cila kërkon ndryshim të faturës  së mëparshme.Ylli Manjani: Kompania që ka qenë nënkontraktore e sllovenëve dhe mori përsipër ti vzhdojë punimet me të njëjtat kushte kontrate. Ata kanë disa pretendime dhe lidhen me kursin e këmbimit. Për ketë arsye janë në arbitrazhKredia e akorduar nga Banka Evropiane e Investimeve, nëpërmjet marrëveshjes bazë ka vlerën 18 milionë euro, ndërsa kostoja totale e projektit së bashku me kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, fondet e Komisionit të BE-së dhe kontributin e qeverisë shqiptare është 40 milionë euro.