Debate mes opozitës dhe minstrit Klosi për presionet ndaj administratës

Demokratët ngritën pikëpyetjen  nëse janë marrë masa për të evituar kërcënimin e punonjsve të adminsitratës në zgjedhje, por  ministri Blendi Klosi evitoi një ëprgjigje direkte, duke thirrur në vemdnej vetëm mbështetjen më votë të reformave të qeverisë në 21 qershor.Deputetët i janë rikthyer jetës parlamentare, por në dosje kanë pasur sërish zgjedhjet e 21 qershorit.Diskutimi i ndryshimeve në Kodin e Punës, shërbeu për të përplasur opoztën me ministrin e Mireqeneis Sociale Blendi Klosi. Deputeti Oerd Bylykbashi ngriti shqetësimin për presionin e administratës në fushatë, duke pyetur nëse ndryshimet në kod frenojnë  kërcënimin e pasqyruar sipas tij edhe në raportin e ODIHR.Oerd Bylykbashi: Mendoni  që mund të përfshirojmë dispozita që mund të mbrojnë statusin e atyre, punonjësve të administratës shtetërore, publike të cilët janë të rregulluar me kodin e punës dhe jo me ligjin e shërbimit civil, në mënyrë që për shkak se shërbejnë si komisioner apo preferojnë një zgjedhje të caktuar, apo nuk duan të marrin pjesë të mos humbasin vendin e punës.Ministri evitoi një përgjigje  direkte për kodin, por jo për rezultatin ne Durrës, e njëjta zonë për të cilën punoi edhe ai edhe opozitarti Bylykbashi.Blendi Klosi: Raporti I OSBE/ODIHR ka një moment që do të diskutohet, por pjesën më të madhe e ka tek rezultati i zgjedhjeve dhe është në favor të forcës politike që fitoi. Shqiptarët vlerësuan me vota reformat dhe raportin e punësimit.Oerd Bylykbashi Ky është instrument që ju duani të përdorni akoma.Tjetër pikë në axhendën e Komisionit të Ligjeve ishte edhe ndryshimi në marrëveshjen për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit. Përfaqësimi i qeverisë me një inxhinier projektesh, irritoi kryetarin Fatmir Xhafaj.