Ndihma e parë, kursi do të ofrohet vetëm nga Kryqi i Kuq

Njohuritë për ndihmën e parë do të merren vetëm nga Kryqi i Kuq dhe nga asnjë organizatë tjetër humanitare apo shëndetësore. Deputetët e mazhorancës në komisionin kuvendor të veprimtarisë me dyer të mbyllura për mediat kanë vendosur të mos bëjnë ndryshime në këtë nen të kodit rrugor duke ia lënë këtë të drejtë vetëm Kryqit të Kuq.Kursi për dhënien e ndihmës së shpejtë mbetet në dorë të Kryqit të Kuq duke përjashtuar çdo organizatë tjetër humanitare apo shëndetësore që kërkon të hyjë në treg për të njëtin shërbim.  Ky ndryshim në kodin rrugor u diskutua në komisionin e veprimtarisë prodhuese me dyer të mbyllura për mediat. Pas mbledhjes së komsionit mësohet se mazhoranca ka vendosur që të lërë në fuqi Kryqin e Kuq si të vetmen organizatë për të bërë këtë kurs për të gjithë ata që do të marrin një leje drejtimi.Ky kurs disa ditor është i detyrueshëm me qëllim që individë të mësojnë që të japin ndihmën e shpejtë në aksidentet rrugore. Po ashtu është i detyrueshëm në kodin e punës për bizneset që 1 në 10 punonjës të jetë i trajtuar për ta dhënë këtë ndihmë. Nga grupet e interesit ka patur më herët një propozim që ky kurs të bëhej në autoshkolla dhe të mos qëndronte si monopol i Kryqit të Kuq, ndërsa propozimet e tyre janë hedhur poshtë në këtë mbledhje.Sipas deputetëve, ky projektligj nuk do të sjellë asnjë efekt financiar në buxhetin e shtetit.