Bashkia e Tiranës nis zëvendësimin e 780 ndriçuesve

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për zvëndësimin e 780 ndriçuesve. Pilotimi po bëhet në sheshet dhe në rrugët kryesore ndërsa sipas vendimit të Këshillit Bashkiak ky rregullim do të përfshijë të gjithë qytetin. Kjo do të thotë se do të kemi rrugë të ndriçuara më mirë, me jetëgjatësi 2 herë më shumë se  ndricuesit aktual dhe me një reduktim kosotje energjie deri në 60%.Rrugët e kryeqyteti do të ndriçohen më mirë dhe do të ketë më pak kosto për ndriçimin. Sipas projektit të bashkisë së Tiranës parashikon zëvendësimin e 780 ndriçuesve ekzistues me ndriçues ksenon(xenon).Projekit pilot përfshin trajektoren sheshi "Shqiponja"- Rruga e Durrësit - sheshi "Skënderbej"- bulevardi "Dëshmorët e Kombit" - sheshi "Nënë Tereza".Inxhinieri Luan Peti tregon arsyet përse duhet të shkohet drej këtij ndriçimi.Nuk do të jetë e nevojshme që këta ndriçues të ndryshojnë, jetëgjatësia e tyre është 40 mijë orë pune ose dy herë më e lartë se e ndriçuesve aktualë.Miratimin ky projekt e ka marrë në dhjetor të 2014 në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai do të shtrihet në të gjithë kryeqytetin dhe sipas bashkisë kostoja e energjisë që i faturohet qytetit të Tiranës nga ndriçimi publik  do të ulet me 60% ose afro 1 milionë dollarë në vit, ndërkohë që cilësia e ndriçimit rritet me afro 50%.