Vëzhguesit: Prokuroria të hetojë blerjen e votës më 21 qershor

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka adresuar kritika për KQZ dhe komisionerët e Komisioneve Zonale. Në raportin e publikuar sot nënvizohet se është e patolerueshme që procesi i numërimit të votave të zgjasë kaq shumëKVV i ka bërë apel organeve të drejtësisë të kenë në vëmendje fenomenin e blerjes së votave që sipas tyre ishtë i pranishëm në zgjedhjet e 21 qershorit.Greta Meta: Janë ngritur shumë akuza prej disa subjekteve zgjedhore dhe janë sjellë indicje të shumta edhe prej mediave të krimeve elektorale të konsumuara në këtë proces zgjedhor. Më e rënda ka qenë blerja e votës. Akuzat dhe indicjet e përforlura duhet të jenë prioritere në institucionet e hetimit.Gjatë publikimit të 4 të ndërmjet të monitorimit të procesit zgjedhor KVV nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për komisionerët e KZAZ që sipas tyre nuk ishin në nivelin e duhur për përmbushjen e detyrave dhe kjo sipas raportit i faturohet partive politike përgjegjëse për emërimin e tyre.