Myftinia e Kukësit ndihma ushqimore për të varfërit

Më shumë se 250 familje në nevojë në Kukës janë ndihmuar me pako me ushqime nga Myftinia e rrethit dhe organizata të ndryshme, në kuadër të muajit të Ramazanit.Sipas Myftiut të Kukësit, Islam Hoxha duke parë kërkesën në rritje të qindra familjeve për ndihmë, për shkak të nivelit mjaft të ulët ekonomik, iu është ardhur në ndihmë, ndërkohë që shumë fëmijë jetim marrin edhe paga mujore.Muaji i Ramazanit karakterizohet nga vepra të ndryshme bamirësie, ndërkohë që Kukësi, cilësohet si një nga rajonet më të varfra në vend.