Hollande: “Greqia ka vetëm pak orë në dispozicion për marrëveshjen”
Situata më e fundit në Greqi ka ngjallur reagime të menjëhershme ndërkombëtare. Presidenti francez Francois Hollande i ka bërë thirrje Greqisë të kthehet në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur daljen e vendit nga Eurozona.Ministra nga qeveria socialiste e Hollande më parë ishin mbështetës të administratës së majtë të Tsipras kur Syriza fitoi zgjedhjet në janar. Parisi ka kërkuar prej kohës një kompromis, por komentet e Hollande e bënë të qartë se tani problemi qëndronte në Gjykatën e Athinës“Kanë mbetur vetëm pak orë përpara se negociatat të mbyllen për mirë, sidomos për zgjerimin e programit të ndihmës greke,” tha Hollande pas një takim të organizuar me ngut në Greqi.“Nëse grekët dhe qeveria e tyre vendosin kështu, do të jem në favor të rinisjes së bisedimeve,” tha presidenti francez me fytyrë të zymtë në shkallët e pallatit presidencial të Elizesë.Hollande, ashtu si ministri i tij i financave, Michel Sapin, tha se Franca ishte e gatshme për të ndihmuar por çdo gjë tani varej nga Greqia, nëse ata duan apo jo të qëndrojnë në zonën euro.“Franca është në dispozicion, gjithnjë në dispozicion për dialogje sot apo nesër. Sot është akoma e mundur një marrëveshje, nesër varet përgjigja që grekët do të japin në referendum,” tha ai.