Cameron: ISIS një kërcënim ekzistencial për Perëndimin

Kryeministri i Britanisë, David Cameron ka paralajmëruar sot se militantët e Shteti Islamik, që veprojnë në Siri dhe Irak po planifikojnë sulme kundër Britanisë, duke u shprehur se ata përbëjnë kërcënim ekzistencial për Perëndimin."Militantët të Shtetit islamik në Irak dhe Siri janë duke planifikuar akte të tmerrshme në Britani dhe shtete të tjera,” ka thënë Cameron për radio BBC.Këto deklarata të Cameron vijnë pasi një kamikaz islamik ka vrarë rreth 30 turistë britanikë të premten, ngjarje të cilën, politikanët britanikë e kanë përshkruar si sulmin më të tmerrshëm ndaj qytetarëve të tyre, që prej bombardimeve në Londër më 2005.