Vuçiç: Duhen kompromise, por këtë duhet ta kuptoj edhe Prishtina
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se në Bruksel, në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, pala beogradase udhëton me besim të mirë dhe shpreson në arritje të zgjidhjeve.“Shkojmë në Bruksel me besim të mirë, shpresojmë në zgjidhje, por a do të arrihen ato, nuk varet çdoherë nga ne”, u tha sot gazetarëve Vuçiç.Mëtutje ai ka theksuar se janë të nevojshme kompromiset.“Kompromiset janë të nevojshme, por këtë duhet ta kuptoj edhe pala tjetër”, tha Vuçiç, duke shtuar se “nuk është i kënaqur për shkak të faktit se Prishtina i ka shkelur marrëveshjet, edhe ato të para shtatë ditëve, që për marrëveshjet individuale të mos flitet publikisht”.Për nesër në Bruksel është paraparë edhe një takim i nivelit të kryeministrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.Marrë nga: Evropa e Lirë