Avokati: Vëllezërit Aliko janë të bindur se s' janë vrasësit e efektivit RENEA
Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko të cilët dyshohen se janë organizatorë të grupit të armatosur që mëngjesin e 24 qershorit qëlloi në drëejtim të forcave RENEA janë vizituar paraditen e sotme nga avokati I tyre mbrojtës Neshat Fana.Prej mbrëmjes së djeshme ata ndodhen në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës.Avokati Fana thotë dy djemtë mohojnë të jenë autorë të vrasjes por nuk e dinë pozicionin e tyre në grupin e armatosur që qëlloi mbi forcat RENEA duke shkaktuar vdekjen e Ibrahim Bashës dhe plagosjen e dy efektivëve të RENEA-s. Ai shton se djemtë para se të dorëzoheshin kanë pasur frikë se mos i vrisnin. Gjithashtu avokati thotë se të rinjtë janë besimtarë myslimanë dhe në ambientet e Drejtorisë kanë kërkuar që të vazhdojnë ritin e tyre të agjërimit.Neshat Fana: "Ata janë të bindur se nuk janë autorë të vrasjes. Ata nuk dinë pozicionin e tyre në këtë grup njerëzish që pretendojnë se janë rebeluar, dhe sigurisht kanë kryer një krim të rëndë.Kam komunikuar me familjen e tyre dhe qëndrimi I tyre ka qenë në sinkronë me policinë që fëmijët të dorëzohen dhet ë ballafaqohen. I ati prej kohësh ka qenë negociator, madje dhe mbrëmë ka qenë negociator. Frika e tyre ka qenë se mos i vrisnin dhe më pas mos ushtrohej dhunë ndaj tyre. Nuk është situatë e zakonshme për një adoleshent.Ata pretendojnë se nuk kanë qenë asnjëherë të armatosur dhe në ndjekjen e riteve fetare të agjërimit. Edhe këtu nuk kanë pranuar të ushqehen, edhe pse nuk janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe fizike."Prokuroria: Sulmi ndaj RENEA-s i përgatitur para 6 muajsh, vëllezërit Aliko dyshohen organizatorë/Oranews.tv/