Massimo Gaiani: Zgjedhjet, një hap pozitiv në rrugën që Shqipëria po bën drejt BE
Një test i kaluar me sukses. Kështu i ka cilësuar zgjedhjet e 21 qershorit ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani.Massimo Gaiani: Zgjedhjet u zhvilluan në një ambient të qetë dhe pjesëmarrje të lartë. Mendoj se populli shqiptar ka fituar. Pati edhe incidente të vogla të cilat mund të ishin shmangur por këto gjëra mund të ndodhin kudo. Jam shumë i kënaqur, zgjedhjet ishin një hap pozitiv në rrugën që Shqipëria po bën drejt Europës.Ditën e 21 qershorit ambasadori italian Massimo Gaiani e ka cilësuar të qete ku çdo qytetar shqiptar ushtroi të drejtën e tij të votës pa u kushtëzuar duke zgjedhur me dëshirë të plotë kandidatin e tyre të preferuar.Massimo Gaiani: Vota është një e drejtë që e zotërojnë të gjithe dhe ditën e zgjedhjeve ajo u respektua maksimalisht. Shqiptarët ditën e zgjedhjeve shprehën dëshirën e tyre me votë dhe 21 qershorin mund ta quaj një ditë të bukur.Për Ora News ambasadori Italian në vendin tonë foli edhe për marrëdhëniet Shqipëri-Itali duke e cilësuar vendin tonë një vend me potencial të mëdha dhe ftoi të gjithë investitorët italianë të vinë dhe të investojnë këtu.