Raporti i KE: Qeveria angazhim për uljen e borxhit nëpërmjet rritjes së taksave

Raporti i Komisionit Europian për ekonomite e vendeve te të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, si vende aspirante për anëtarësim thekson se Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave, duke lënë pas vetëm Kosovën. Kjo dëshmon për shkallën e lartë të evazionit dhe informalitetit. Në raportin e KE-së theksohet angazhimi i qeverisë për të ulur nivelin e borxhit poshtë 66% në vitin 2017 nëpërmjet rritjes së taksave dhe përmirësimit të mbledhjes së tyre.Shqiperia siguron me pak te ardhura nga taksat se te gjitha vendet e tjera te rajonit, duke lene pas vetem Kosoven.Ne raportin e Komisionit Europian per ekonomite e vendeve te të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, si vende aspirante për anëtarësim theksohet se ne mbledhim te ardhura vetem sa 27.8% e GDP-se, ndersa vendet e tjera fqinje jane shume me larte.Mledhja e të  ardhurave pritet te qendroje ne kete nivel edhe gjate vitit 2016, duke pesuar nje rritje te lehte prej vetem 0.1% ne 2017-en.Niveli i ulet i mbledhjes se te ardhuarve tregon per shkallen e larte te evazionit fiskal dhe informalitetit ne ekonomine shqiptare, çka i hap rruge rritjes se taksave, e evidentuar kjo edhe ne raportin e KE-se.“Qeveria mbetet e vendosur per te bere konsolidimin fiskal dhe per te ndermarre hapa te metejshem per te ulur nivelin e borxhit nen 66% ne 2017-ën, duke rritur taksat dhe duke marre hap ate metejshem pr te permiresuar mbledhjen e taksave ne 2015-en, si dhe duke kontrolluar shpenzimet ne menyre rigoroze”, theksohet ne raportin e Komisionit Europian ne pjesen per Shqiperine.Në tabelat e të dhënave në raport, theksohet se Shqiperia do te ule nivelin e borxhit kete vit ne 71.6% nga 71.8%  qe ishte vitin e kaluar dhe per ta reduktuar me tej kete tregues deri ne 65.6% ne vitin 2017.Nderkaq nuk dihet nese ky objektiv do te realizohet, ne kushtet kur qeveria vetem pak kohe me pare siguroi nje tjeter kredi nga Banka Boterore.