Ndalimi i Haradinajt në Lubjanë, Në Prishtinë sulmohen bizneset sllovene
Bizneset sllovene në Prishtinë, IPKO dhe NLB janë sulmuar persona të panjohur.Ndërkohë ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës duke dënuar këtë akt siç thonë vandal të drejtuara ndaj bizneseve sllovene në Kosovë.Policia e Kosovës i ka thënë Kosova Press se dy persona janë të dyshuar, por ende s’dihet kush janë një herë për një herë.Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunshëm, duke i siguruar se çështja e Haradinaj është duke u trajtuar në nivelin më të lartë shtetëror dhe së shpejti pritet një zgjidhje e drejtë dhe e ligjshme.Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet e rendit që në përputhje me ligjin të trajtojnë aktet e fundit të manifestuara kundër bizneseve dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla.