Si të vishemi mirë në verë?

Kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme , si të vishemi bukur, si të ndihemi mirë me veten tonë, si të jemi në modë por edhe komod, këto dhe shumë përgjigje të tjera na interesojnë për t’i ditur.E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, stilistja Mirela Cici sjell tendencat dhe risitë për pranverë-verë 2015.Sipas Cicit kemi një retro të viteve ’70 për sa i përket pantallonave stil ‘cowboy’ apo thekëve, të cilat do të përdoren në  veshje, rrobat e banjos,  por edhe në  aksesorë si çanta etj.Simboli i pranverës dhe i verës që janë lulet do jenë të pranishme gjithashtu në garderobën tonë këtë sezon, por gjithashtu prezente do të jenë dizenjot me forma gjeometrike si pikat, katroret, vijat etj, të sjella në një mënyrë të këndshme kombinuar me ngjyrat.Ngjyrat e lehta janë ato që do të na udhëheqin këtë sezon sipas Cicit, si bojëqielli, e verdha, mustarda, mentja pa lënë mënjanë dhe disa ngjyra të forta të cilat sërish do të jenë të preferuara si portokallia, e kuqja koral apo bluja në kobalt.Këmishat e bollshme , fustanet e gjata deri tek kyçi i këmbës, pantallonat me shtat të lartë pak cowboy, bluzat e shkurtra  si dhe fundet me shtat të lartë duhet të jenë të pranishme këtë sezon në garderobën tuaj, në mënyrë që të ndiheni trendy, me stil dhe pse jo edhe mjaft komodë. Intervista me stilisten do t’iu japë edhe shumë informacion dhe detaje të tjera të cilat duhet ti keni parasysh se si të visheni bukur.