Taylor Swift, performancë mbresëlënëse në “Radio 1’s Big Weekend”

Ajo ishte një nga yjet më të pritura të kësaj fundjave në “Radio 1’s Big Weekend”.Taylor Swift nuk zhgënjeu teksa u ngjit në skenën e festivalit vjetor të dielën në mbrëmje, i cili u mbajt këtë vit në Earlham Park në Norwich.25-vjeçarja dha një performancë të shkëlqyer dhe mbresëlënëse para shumë spektatorëve të mbledhur në këtë event fundjave.E gjatë, elegante dhe tepër seksi dukej këngëtarja me veshjen e saj të argjentë, ç’ka i  nxirrte në pah edhe këmbët e përsosura. Bukuria dhe zëri i saj ndërthureshin mjaft mirë te Swift e cila mori duartrokitje pafund.5 4 3 2 1