Kinezi vendos rekord të ri, mban mbi 1 mln bletë në trup
Një kinez është kthyer në qendër të vëmendjes së internetit pasi është mbuluar me më shumë se 1 milion bletë, duke thyer rekordin botëror.Gao Bingguo, nga provica Shandong në veri të Kinës, u pickua më shumë se 2 mijë herë gjatë përpjekjes për të vendosur rekordin botëror.Por adrenalina e 55 vjeçarit sigurisht që nuk e llogariti dhembjen e pickimeve, sepse u kurorëzua me çmimin si rekordmeni i ri botëror për numrin më të madh të bletëve të mbajtura në trup.Gao njihet në vendin e tij me nofkën “Bee King” (Mbreti i bletëve).Gao, që ka 35 vjet që merret me këtë punë, filloi të vendoste në trupin e tij bletët mbretëresha në mënyrë që të tërhiqte sa më shumë bletë të tjera rreth vetes.Ai ndejti me mbi 1 milionë bletë në trup për më shumë se tre orë, vetëm me hundën dhe gojën jashtë.
