Këto ‘motra’ të adoptuara kanë një mesazh për botën
Semenesh dhe Haven, të cilat kanë lindur në pjesë komplet të ndryshme të botës, u bashkuan pasi u adoptuan në Uashington.Ndërsa lidhja e tyre bëhet më e fortë me kalimin e ditëve, ata kanë një mesazh të fortë për botën: “Ndryshimet mes njerëzve janë vetëm në mendjet tona, por në fakt ne jemi bërë për të dashur njëri-tjetrin”.E inspiruar nga lidhja e fortë e tyre, fotografja Anna Larson, vendosi të bëjë një fotogaleri me dy vajzat e adoptuara që ndryshojnë nga ngjyra e lëkurës por janë të ngjashme në shpirt.“Dashuria e tyre shihet në çdo fraksion të fotove,” thotë Anna.Anna thotë se ato kanë personalitete të ndryshme, por arrin të gjejë edhe ngjashmëri mes tyre falë lidhjes që kanë krijuar.“Ky do të jetë një album kujtimi i bukur për to kur të rriten. Kur i sheh në sy duket sikur duan të thoë “Jini si ne” tha ajo.
