Jeralean Talley feston 116 vjetorin, merr titullin gruaja më e moshuar në botë
Jeralean Talley ka festuar 116 vjetorin e saj nën shoqërinë e familjarëve, miqve dhe të afërmve. Festa u organizua në një restorant në Michigan të Shteteve të Bashkurara të Amerikës.Dhe të festosh ditëlindjen e 116 nuk është kaq e zakontë. Bashkë me festën dhe dhuratën më të bukur siç është jeta, Jeralean ka marrë edhe titullin njeriu më i moshuar në botë, pas Gertrude Weaver, e cila u nda nga jeta në moshën 116 vjecare në prill të këtij viti.E pyetur si ndihet një vit më e madhe, Talley tha se ndihet mirë, ndihet ok. Ajo jeton me vajzën e saj dhe ka punuar gjithë jetën në lavanderi, duke bërë punë të ndryshme por më së shumti hekurosje. Talley ka lindur në Gjeorgji dhe u shpërngul në Miçigan në vitin 1935 me bashkëshortin e saj, Alfred Talley, pasi gjati punë një fabrikë në Ford. Ai vdiq në vitin 1988. Vajza e saj Holloway tha se jarelein ka qenë shumë aktive deri në moshën 104 vjecare. Aktualisht 116 vjec, talley shumicën e kohës e shpenzon në shtëpi dhe kohën e kalon me të afërmit që e vizitojnë.