Jessica Alba : Nuk më pëlqen fitnessi, “ma shpif”
Jessica Alba, aktorja mjaft e pëlqyer dhe me famë botërore thotë se fitnessi ‘ja shpif’ edhe pse falë tij ajo ka një trup të mrekullueshëm.Këtë deklaratë aktorja 34-vjeçare e ka thënë për revistën “Shape”, por pavarësisht kësaj, ajo gjen kohë për të bërë ushtrime edhe pse është tepër e angazhuar si me kujdesin e dy fëmijëve të saj, me filmat dhe me kompaninë e saj “Honest”.“Nuk do të gënjej. Ushtrimet ta shpifin. Më duhet të djersitem shumë ose ndihem sikur s’kam bërë asgjë. Kur i kam 30 minuta bëj lloj-lloj ushtrime”, ka thënë aktorja .Gjithashtu ajo ka treguar edhe ushtrimet të cilat ajo praktikon më së shumti çka e bëjnë të ndihet e fortë dhe në formë .“Ia atribuoj trupin tim arteve luftarake, gjimnastikës, vallëzimit dhe ushtrimeve të forta që i bëra gjatë incizimeve të “Dark Angel”. Kjo më ka bërë më të fortë dhe të ndihem më mirë”, ka thënë ajo.

