Anna Oxa polemika me audiencën: “Mund të ikni! Keni paguar biletën kot” (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2015, 20:56
“Ju mund të ikni, mirupafshim! E keni paguar biletën e shfaqjes kot. Jeni ju ata që fishkëlleni dhe vendosni në krizë një sistem, një krizë të njerëzimit. Mund të fishkëlleni sa të doni, unë nuk kam frikë.”Kjo është ajo me cfarë iu drejtua këngëtarja Anna Oxa audiencës në një koncert në Romë.Për rreth dhjetë minuta Oxa po fliste për politikë, edukimin e fëmijëve, fenë dhe strukturën në botën e muzikës.Në fund nga audienca u ngrit dikush që protestoi duke thënë: “Mjaft! Këndo!”. Pas kësaj filloi dhe reagimi i këngëtares nga Bari./oranews.tv/