Supermarketet do të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi
Supermarketet duhet të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi ose ta dërgojnë nëpër ferma për ushqyerjen e kafshëve, pas votimit të deputetëve francezë për ndalimin e shkatërrimit të ushqimit.Parlamenti në Francë votoi pro ndalimit të supermarketeve të mëdha të shkatërrojnë ushqimin e tyre të pashitur duke i sugjeruar atyre ta dhurojnë për organizatat bamirëse ose për fermat.Amendamenti për mbeturinat e ushqimit të miratuar nga asambleja kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit mbrëmjen , është pjesë e një projekt-ligji të madh mjedisor.Projekt-ligji është ende në diskutim, dhe do të shkojë në senat për miratimin përfundimtar.Projekt-ligji do të kërkojë nga rrjeti i madh i supermarketve të dhurojnë mallrat e pashitura për bamirësi ose për përdorim në formë ushqimi të kafshëve nëpër ferma.Ky projekt gjithashtu synon reduktimin e mbeturinave.Grupet mjedisore e mirëpritën votimin, të propozuar nga deputeti socialist Guillaume GaroQeveria po përpiqet të reduktojë shpërdorimin e ushqimit me 50% deri në vitin 2025. .