Reperi Gold AG: Jam i gatshëm për të luftuar në Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2015, 07:30
Reperi i njohur kosovar Gold AG ka thënë se është i gatshëm për të shkuar dhe për të luftuar në Maqedoni nëse do të nisë lufta.Këtë deklaratë nacionaliste reperi e ka bërë në emisionin “Zonë e Lirë” ku ka qenë i ftuar , dhe madje është betuar për këtë:“Pasha All-llahun unë jam i gatshëm për të luftuar atje. Veç le të nisë mirë lufta se unë jam atje. Në all-llah po ju betohem për këtë. Kam dëshirë të vdes siç kanë vdekur ata në Kumanovë”, u shpreh Gold AG .