Kinezi thyen rekord, mbulon trupin e tij me 1.1 milionë bletë

Gao Bingguo nga provinca Shandog në Kinë ka vendosur rekordin e botëror, duke mbuluar trupin e tij me 109.05 kilogram bletë. 55-vjeçari  ka 30-vjet që ushtron pofesionin e bletarit.Gao e nisi sfidën herët në mëngjes, i ndihmuar edhe nga kolegët e tij rritës bletësh, të cilët i vendosën qindra koshere me bletë në trupin e tij.Në mënyrë që të tërheqë sa më shumë bletë, ai vendosi dhjetëra mbretëresha në trup, dhe përreth një orë bletët e vendoura në trupin e tij peshonin 109,05 kg, duke thyer rekordin e 83,5 kilogramë vendosur nga një tjetër bletërritës, Zhang Wei nga  provinca Shaanxi në veriperëndim të Kinës.Sipas bletarëve, 10.000 bletë peshojnë rreth një kilogram, trupi i Gaos ishte e mbuluar me rreth 1,1 milion bletë në atë moment.