Sekretet e Ardi Asllanit
I ftuar në 3 Jat MAD Ardi Asllani para pyetjeve provokuese të Rudit dhe Mateos foli mjaft hapur e pa komplekse. Që në vegjeli Ardi është shquar si një fëmijë super I talentuar me të dhëna të jashtë zakonshme në fushën e këngës dhe aktrimit, por kurrë nuk kish provuar të pikturonte. 17 vjec Ardi fitoi cmimin e parë si Stilisti më I mirë Shqiptar.Kundër dëshirës së familjes së tij, Ardi vazhdoi me vendosmëri pasionin për modën. Në fillimet e karrierës, stilisti tha se paragjykimet e shqipëtarëve për modën ishin te frikshme madje ai kujtoi një episod të vitit 2000 në Vlorë ku ai shkonte shpesh pasi kishte një repart rrobaqepsie dhe në hotelin ku akomodohej recepsionisti I tha:- Ndërroi njëherë pantallonat e kuqe pastaj dil ne Vlorë. Kurse tani, tha stilisti, po të shkosh në Vlorë nuk ka më asnjë burrë që nuk vesh pantallona me ngjyra.Pas thashethemet në lidhje me një lidhje dashurore mes Anxhela Martinit dhe Ardit verën e kaluar në Santorini, ai tha se ishte një status I Bleonës që u bë shkak. Por në të njëjtën kohë stilisti pohoi se megtjithëse do t’i pëlqente të kishte një marrëdhënie me bukuroshen Martini, ai e përjashton si mundësi pasi është I gjatë sa kofsha e saj. Sigurisht që nga kjo deklaratë e Ardit, Rudi përfitoi të hidhte batutën se nëse Ardi do donte të kishte dicka me bukuroshen më parë duhet të merrte një kredi. I pyetur për trupat, format dhe stilin e personazheve publik që Ardi ka veshur ai tha:1.Anxhela Martini: Kujt I bie te punojë me trupin e Anxhelës duhet të ndihet I privilegjuar sepse ka fizik dhe permasa te shkelqyera. Para pak ditësh Ardit I është dashur te krijojë dicka për bukuroshen dhe ai tha se ajo është aq e rehatshme dhe ka aq shumë besim tek Ardi sa porosinë e beri qe nga L.A ku jeton ajo aktualisht. Djemte nuk I kursyen ngacmimet për ta pyetur Ardin nëse Anxhela ka parmasat perfekte por për këtë ai tha se e vetmja femër shqiptare me te cilen ai ka punuar me përmasa perfekte trupore ka qën Sidorela Kola miss-I I dytë shqiptar.2.Bleona Qerreti: Nuk e ka veshur kurrë edhe pse e ka patur shoqe klase në ekonomik. Ai vecoi që në ato vite ajo mbante një xhup shumë të shkurtër portokalli dhe për kohën ishte e “cmendur” dhe guximtare.3.Aurela Hoxha: Ka bel shumë të hollë dhe sipas tij nuk I ka bërë brinjët operacion. Ndryshe ai do kishte vënë re shenjat. Sipas tij mjafton ta shtrëngosh belin dhe e arrin atë rezultat.4.Tuna : Tuna është më e vështira ne stil. Për herë të parë kanë punuar së bashku gjatë Dancing dhe që atëherë Ardi nuk do mundte kurrë më të punonte me të.5.Jonida Maliqi: Ha bukë vec. E ka gjithnjë të qartë se cfarë do dhe cfarë I shkon. Ka shije shumë te sofistikuar.6.Ami: Gjithnjë Ardi ka qëndruar Brenda karakterit të saj që nga koha e Portokallisë. Në edicionin e fundit të Dancing Ami është veshur kryesisht me veshjet e saj.7.Besa Kokdhima: Shkon nga shkon por tek unë kthehet. Kur më dëgjon vishet mirë.8.Elhaida Dani: Për Ardin veshja që Valdrini I ka përshtatur Elhaidës në Euro Vizion është e duhura pasi fiziku I saj nuk të lejon të provosh shumë kështuqë sipas tij Valdrini ka respektuar linjat e saj. Ardi tha se pak ditë përpara Euro Visionit atij I erdhi një ofertë që të vishte Elhaidën por ai nuk pranoi pasi përvec faktit që është shumë I zënë, nuk I pëlqejnë kompeticione kaq masive ku publiku që gjykon është jo shumë I drejtë.Mesazhi mbyllës I Ardit për V.i.p-at shqiptarë ishte:- Kur kopjoni ju lutem kopjoni mirë.Marrë nga: MAD