Ja si do të jetë radhitja e këngëtarëve në Finalen e Madhe , Shqipëria e parafundit

Elhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë e 26-a në Festivalin e Eurovizionit. Ajo do të jetë e parafundit në një renditje prej 27 këngëtarësh.Organizatorët e edicionit të 60 të Eurovizionit kanë zbuluar radhën e shteteve në Finalen e Madhe të së shtunës më 23 maj.Edicioni i 60 do të hapet nga Sllovenia e do mbyllet me Italinë.Festivali më i madh i këngës europiane do të zhvillohet në Vienë të Austrisë, pas fitores së Conchita-s vitin që kaloi.Radhitja e këngëtarëve u përcaktua nga producentët e stacionit ORF, dhe u miratua nga Supervizorët Ekzekutivë, Jon Ola Sand.Ja radhitja e plotë e Finales së Madhe:1. Sllovenia2. Franca3. Izraeli4. Estonia5. Anglia6. Armenia7. Lituania8. Serbia9. Norvegjia10. Suedia11. Qipro12. Australia13. Belgjika14. Austria15. Greqia16. Mali i Zi17. Gjermania18. Polonia19. Letonia20. Rumania21. Spanja22. Hungaria23. Gjeorgjia24. Azerbaixhani25. Rusia26. Shqipëria27. Italia / Oranews.tv/