Çifti i njohur në Instagram sjell serinë e fotove befasuese nga India
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2015, 09:36
Udhëtimet e çiftit Murad Osmann dhe Nataly Zakharova i kanë bërë ata jo vetëm dy njerëzit më me fat në tokë, por gjithashtu njerëzit më interesantë për t’i ndjekur në rrjetin social “Instagram”.Ky çift fitoi popullaritet fillimisht në vitin 2013, duke dokumentuar me anë të fotove udhëtimet e tyre në New York, Paris, Londër dhe më gjerë. Tashmë ata kanë sjellë serinë me foto nga India.Fotot e realizuara janë të mrekullueshme dhe tregojnë mjaft kreativitet, me veshjet karakteristike e pamjet mahnitëse dhe befasuese të Indisë.