Foshnja mbretërore britanike takon familjen, ja dilemat për emrin e saj

Ka kaluar vetëm një ditë dhe është koha për beben mbretërore britanike të takohet me familjen.Një zëdhënës për mbretërinë Britanike tha se princesha më e re në Mbretërinë e Bashkuar do të takohet me tezen e saj Pippa Middleton dhe gjyshen e saj Carol Middleton të dielën. Gjyshi i saj Michael Middleton gjithashtu arriti  me makinë në  pallatin Kensington.Emri i foshnjës ende nuk është shpallur, por shanset favorizojnë Charlotte dhe Alice, sipas faqes “Ladbrokes”.“Kjo është hera e parë që Middletons, Carol dhe Pippa takohen me princeshën.  Raportet që Middletons ishin dje në pallatin Kensington ishin false”- tha zëdhënësi.Gjithashtu të dielën, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall, vizituan William, Kate dhe princeshën e re në pallatin Kensington.5 4 3 2 6 7 8