Mes tradicionales dhe modernes! Martesa e çiftit tibetian që po “çmend” internetin

Albumi i fotografive të dasmave në Kinë, ka një rëndësi që shkon përtej asaj që ne mund të imagjinojmë. Albumi i fotografive të çiftit nuk përfshin vetëm fotot e bëra spontanisht në dasëm, por edhe foto të ditëve normale përpara dasmës, në banesë, në zyrë, gjatë shëtitjeve në vende të ndryshme etj.Bumin e këtij viti, e bëri çifti Phuntsok, 31 vjeç dhe Drolma 27, dy tibetianë që për albumin e fotografive të tyre janë martuar edhe në Lhasa dhe në Tailandë.Albumi i tyre u shpërnda nga 80% të përdoruesve të ËeChat (Ëhat’s up kinez), për një total prej 250 milionë njerëzish që e kanë parë albumin.Çfarë kishte të veçantë ky album? Ai përbëhej nga 88 foto, dhe tregon një seri momentesh tepër të sofistikuara - kur dalin nga një Ferrari, që bëjnë shopping në dyqanet luksoze, në mes të plazheve transparente tailandeze etj. Por ata nuk e fshehin dhe traditën e tyre tibetiane, si për shembull, me foton ku gruaja i përgatit çajin tibetian bashkëshortit të saj.Pra në këtë album, tregohen dy tibetianë  modernë dhe tradicionalë në të njëjtën kohë. Të bukur, të sigurtë në vetvete dhe për shijet e tyre. Një album martesor pothuajse revolucionar, që shihet në mijëra këndvështrime të ndryshme.