Baleti rus në zi, humb ikonën Maja Plisetskaja

Ikona e baletit rus, një prej interpretueseve më të famshme në botë, Maja Plisetskaja, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, të shtunën e 2 majit 2015. Lajmin e publikoi fillimisht Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit të famshëm rus, "Bolshoi", ku ajo ishte balerinë e parë për shumë e shumë vjet.E lindur në vitin 1925 në Moskë, Plisetskaja studioi pikërisht në shkollën e baletit të tatrit madhështor dhe iu bashkua trupës së baletit në vitin 1943 menjëherë pasi përfundoi studimet, duke u bërë më pas balerinë e parë në vitin 1962.Pasi iu pengua të shfaqte talentin e saj edhe në Perëndim për arsye politike, më në fund, në vitin 1959, ajo u lejua të shkonte në turin amerikan bashkë me trupën e "Bolshoi"-t, ku e bëri për vete publikun amerikan. Pas suksesit në Shtetet e Bashkuara, ajo shkëlqeu në skena të tjera të mëdha botërore, si në Teatrin e Operas dhe Baletit të Parisit në vitin 1961 dhe 1964. Pas 60 vitesh karrierë, vitet e fundit të jetës i kaloi në Gjermani ma bashkëshortin kompozitor, Rodion Shedrin, i cili ka shkruar edhe pjesën më të madhe të muzikës së baleteve të saj. Megjithatë, vizitonte shpesh Moskën dhe Shën Pjetërburgun.Presidenti rus, Vladimir Putin, publikoi menjëherë një deklaratë ngushëlluese për humbjen e madhe, ndërsa kryeministri Dimitri Medvedjev tha se me të, u shua edhe një epokë e tërë e baletit. /Oranews.tv/