Menuja e restoranteve, "kurthi" që i bën klientët të paguajnë më shumë
Të ndjehesh i zënë ngushtë përpara një emri pjate të përbërë nga më shumë se 10 fjalë nuk është një ndjenjë e pazakontë.Trendi i ri i menuve mund të përfshijë një biftek të vogël të fshehur pas një fraze të tërë. Ky është vetëm një nga truqet që menaxherët e restorantit bëjnë që klientët të shpenzojnë më shumë. Ja si manipulohet truri ynë nëpër restorante
Menuja. Menuja e parë u shfaq në Astor House, hotelin luksoz në Nju Jork, 1840. Qysh atëherë, lista e pjatave është kthyer në “kurthin” që pronarët e restoranteve ndërtojnë për të tërhequr vëmendjen dhe oreksin tonë. Kohët e fundit menuja po zhvendoset edhe nëpër tableta.Inxhinierët e menusë. Mbi këtë instrument është ndërtuar një shkencë më vete. Kur punësohet një shef kuzhine, duhet të dijë edhe të ndërtojë menunë, në mënyrë që të përmirësojë performancën e restorantit.
Çmimet. Një nga teknikat që i bëjnë klientët të porosisin një pjatë të kushtueshme është ta paraprijnë nga një edhe më e shtrenjtë. Shumë pak do të porosisin aragostën 300 euroshe që hap menunë, por ky çmim shtyn klientët të besojnë se bifteku 70 euro është i leverdisshëm. Numrat nuk duhet të shoqërohen asnjëherë nga simboli i valutës. Nuk duhet ta kujtojmë klientin që ushqimin që po blen do ta paguajë me para.Struktura e menusë. Edhe vendosja e pjatave në menu kërkon një skemë preçize. Syri njerëzor në fillim drejtohet nga qendra e faqes. Aty do të gjeni pjatat kryssore. Më pas shikimi kalon në të majtë, ku ndodhen antipastat. Pasi e ka lexuar të gjithë menunë, konsumatori kthehet te pjatat që konsideron më shumë. Zgjedhja e parë bëhet në bazë të instiktit.
Mundësi të limituara. Një inxhinier i mirë menush, e di që për të qenë brenda buxhetit, nuk duhen ofruar shumë pjata. Sa më shumë opsione të kenë, aq më shumë i rritet “ankthi” klientëve. Numri perfekt i pjatave në menu për çdo kategori është 7. Sepse rreziku qëndron pastaj që klienti do të zgjedhë gjithnjë të njëjtën pjatë. Ankthi i shkaktuar mund ta shtyjë klientin të mos kthehet më .Fotografitë. T’i vendosësh foto, pjatave në menu, mund të rrisë shitjet me 30%. Klientët kanë tendencën të zgjedhin atë që shohin në figurë. Të paktën në 70% të rasteve.
Ngjyrat. Ekspertët e ndërtimit të një menuje thonë se edhe ngjyrat kanë ndikimin e tyre në një faturë. Nëse bluja ka një efekt qetësues e bën klientin më reflektiv, e kuqja dhe e verdha stimulojnë urinë dhe humorin e mirë.Gjuha e menusë. Lista e pjatave duhet të jetë e shkruar mirë dhe të japë shpjegime të saj. Klientët lidhen me pjatën që do marrin nëpërmjet fjalëve të përdorura. Ndonjëherë përbërsësit e shënuar tek një pjatë e caktuar, justifikojnë edhe çmimin e lartë të një pjate.Efekti nostalgjik. Shpesh njerëzit kanë tendencën të zgjedhin pjata për të cilat i ka marrë malli. Pjata tradicionale që i kanë ngrënë kur ishin të vegjël.