Elhaida Dani sjell “Në jetë” versionin shqip të këngës së Eurovizionit

Këngëtarja shkodrane, Elhaida Dani, do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e Eurovizion 2015 me këngën e saj “I’m alive”.Por, tani Elhaida solli versionin shqiptar të këngës, me titullin “Në jetë”.“I’m alive” u bë kënga zyrtare që këngëtarja shqiptare do të këndojë në kompeticionin më të madh të muzikës europiane, pas zëvendësimit të këngës “Diell” me të cilën u shpall fituese në Këngën e Radio Televizionit Shqiptar