Lind fëmijën gjatë kohës që ishte në koma, më pas vdes
Një nënë e re shtatzënë është mbajtur gjallë nga doktorët për 7 javë, në mënyrë që të lindte fëmijën.Mamaja 22-vjeçare, Karla Perez, u rrëzua në shtëpinë e saj në Nebraska pas ankesave të mëdha që kishte për dhimbje koke në fillim të shkurtit.“Karla ishte në shtëpi, tha se kishte dhimbje koke dhe se duhet të dremiste. Ajo u zjgua më vonë, dhe pa që dhimbja e kokës ishte përkeqësuar. Kishte nevojë të shkonte në spital,” tha dr. Todd LovgrenAjo që në fillim mendohej të ishte atak në zemër, pas një skaneri doli se ishte hemoragji në tru. Zonja Perez ishte në muajin e 5-të të shtatzanisë.“Një bebe 22-javëshe nuk mund të mbijetojë jashtë mitrës kështu që nëse duhet t’i jepnim shanse mbijetese fëmijës duhet të zgjasnim shtatzaninë e Karlës sa më shumë të ishte e mundur,” tha dr. LovgrenPas 54 ditësh në koma, trupi i Karlës filloi të ‘fikej’ dhe doktorët ishin të detyruar të bënin një prerje çezariane. Bebja e Karlës, Angel, lindi me peshën 1.26 kg, dhe më pas Karla vdiq.Pas disa problemesh me frymëmarrjen, gjëndja e Angel është tani e qëndrueshme.