Cili është çmimi që fitohet në fund të shtegut më të rrezikshëm në botë?
Sa larg do të shkonit për një filxhan çaji? A do të ngjitnit një mal dhe nëpërmjet të ecni mbi një dërrasë të ngushtë, tek ajo që konsiderohet si shtegu më i rrezikshëm në botë?Po sikur vendi me dërrasa që shërben si rrugë kalimi të ishte aq i ngushtë, sa për një person? A do rrezikonit vetëm për një filxhan çaji?
Ky shteg i pabesë është i vërtetë dhe ndodhet në malin Huashan në Kinë. Gjithashtu njihet me emrin Hua. Është një nga 5 malet më të frikshëm të vendit, dhe pozicionohet në provincën Shaanxi të Kinës Qëndrore.Mali Hua përbëhet nga pesa maja, dhe maja jugore është shtëpia e një tempulli që mban ceremoni çaji për çdo vizitor që ka guxuar mjaftueshëm për të shkuar deri atje.Shkallët prej guri ku është edhe nisja, janë pjesa më e lehtë. Ato të çojnë në një gondola që më pas të lë në bazën e majës jugore.Kënaqësia e vërtetë është kur kalon në një pjesë rruge me dërra që janë të kapura anës malit.