William, Kate dhe vajza e tyre lënë spitalin

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit lanë spitalin me vajzën e tyre të sapolindur dhe u duartrokinën nga turma që priste përpara spitalit.Tani ata u kthyen në shtëpinë e tyre në Pallatin Kensington për herë të parë si një familje prej katër personash.Momenti kur çifti hapi dyert e spitalit Saint Mary në Londër, fansat brohoritën dhe fotografët kapën imazhet e para të vajzës së lindur.Kate dhe William nuk i kanë vendosur akoma një emër princeshës, e cila ishte e mbuluar me një shall të bardhë dhe një kapuç ngjyrë kremi.Çifti mbretëror i qeshur përshëndeti turmën dhe mediat botërore.DUKA 333 33 2 1