Trëndafilat ekuadorianë “viktima” të naftës e dollarit
Trëndafili ekuadorian është viktima e fundit e rënies së çmimit të naftës dhe fuqizimi i dollarit, pasi shitjet e një prej luleve më të bukura të Amerikës së Jugut janë përgjysmuar duke e çuar në krizë këtë sektor…Eksportet ekuadoriane në Rusi, që është edhe tregu më i madh për vendin pas Shteteve të Bashkuara, ranë me 47% nga janari në shkurt të këtij viti."Duhet të kuptojmë se tregu rus është konsumatori i dytë më i madh i luleve, kështu që përgjysmimi i konsumit ndikon pa dyshim edhe te furnizimi global", thotë presidenti i Shoqatës Ekuadoriane të Prodhimit të Luleve, Alehandro Martinez.Sipas tij, Rusia tradicionalisht konsumon rreth 23 deri në 25% të eksportit vjetor të luleve ekuadoriane, ndërsa tani shifrat kanë rënë në 17%.Çmimi i trëndafilave ekuadorianë, të cilët karakterizohen nga një ngjyrë e ndezur dhe forma të mëdha, kanë rënë me 40% në tregun rus. Sanksionet perëndimore pas konfliktit në Ukrainë kanë rritur edhe më tepër presionin ndaj ekonomisë ruse dhe si rrjedhojë edhe ndaj asat ekuadoriane.Sipas Santiago Luzuriagos, një prej menaxherëve të kompanisë së prodhimit të luleve "Bellarosa", kriza nuk duhet të dekurajojë tregtarët, të cilët duhet të fillojnë të kërkojnë për tregje të tjera."Duhet të vazhdojmë punën për të ruajtur pozitat tona në Rusi, por në të njejtën kohë duhet të shohim edhe për alternativa. Për shembull, është folur shumë për Kinën", thotë Luzuriago.Pavarësisht problemeve me tregun rus, ai amerikan është rritur nga 39% në 45% në muajt e fundit, ndërsa tregje të tjera duken më të prirur për të shijuar trëndafilin ekuadorian, si ai Brazilian, afrikano-jugor dhe Australian, të cilët mund t'i japin një dorë kësaj industrie, e cila vetëm në vitin 2014, i ka sjellë ekonomisë së vendit rreth 800 milionë dollarë të ardhura./Oranews.tv/