Britney Spears rrëzohet teksa performonte në Las Vegas, dëmton kyçin e këmbës

Britney Spears është këngëtarja e radhës që rrëzohet teksa performon në skenë, por kësaj radhe me pasoja, pasi sipas burimeve ajo ka ndrydhur këmbën.Britney Spears është rrëzuar në skenë  nga shpejtësia e koreografisë gjatë performancës së saj në Las Vegas, por ka mundur ta menaxhojë situatën duke u ngritur dhe duke kënduar e kërcyer sërish.Rreth këtij incidenti 33 –vjeçarja ka bërë edhe një postim në rrjetin social "Tëitter", ku ka shkruar:"Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira. Pësova një dëmtim në kyçin tim të këmbës gjatë rrëzimit në skenë, por jam shumë mirë!"1430403732_britney-spears-article