Nina, vajza e Inva Mulës bëhet 3-vjeçe, merr urime pafund

Vogëlushja e sopranos së njohur shqiptare Inva Mula, është bërë 3-vjeçe. Gëzimin e 3-vjetorit të lindjes së saj, Inva Mula e ka shpërndarë edhe në rrjetin social “Facebook” duke postuar fotografi të vajzës së vogël dhe të miqve që kanë qenë të pranishëm në këtë rast të veçantë.Urimet e përzemërta kanë qenë të shumta, ku i kanë uruar Ninës së vogël ndër të tjera që të rritet e lumtur si një princeshë dhe sigurisht i kanë uruar edhe një karrierë të sukseshme si e ëma.Nina erdhi në jetë më 30 prill 2012 nga dashuria e Invës me biznesmenin kosovar Hetem Ramadani.16 15 14 13 12 10 9 8 7 6 4 3 2 1