Postimi në Facebook bëri që kjo grua të shkarkohej që ditën kur filloi punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2015, 18:21
Një nënë beqare në Teksas është shkarkuar që ditën e parë të punës së saj të re, në qendrën e kujdesit ditor për fëmijë, pasi punëdhënësit panë një postim të saj në Facebook.Kaitlyn Muret, 27 vjec, postoi një status në llogarinë e saj të Facebook duke thënë: “Fillova punën time të re sot, por absolutisht e urrej të punoj në cerdhe”.Postimi u shpërnda gjerësisht në shumë faqe komunitare në The Colony, Teksas, dhe pasi menaxheri i qendrës për fëmijë e vuri re, telefonoi gruan dhe i tha që të mos paraqitej më në punë.Historia u përhap shumë në internet dhe nëna e vetme mori shumë mesazhe abuzive në celularin e saj ku i shkruanin fjalë ofenduese si debile./oranews.tv/