Eva Mendes bën realitet ëndrrën e adoleshencës

Aktorja Eva Mendes bëhet zyrtarisht fytyra e re e kompanisë kozmetike Estee Lauder.  41-vjeçarja, e cila këtë vjeshtë do të fillojë fushatën për linjën e kujdesit për lëkurën New Dimension, tha se ka qenë fanse e kësaj kompanie që kur ishte adoleshente.Mendes i bashkohet motrës së vogël të Kim Kardashian, Kendall Jenner, si një nga ambasadoret e kësaj firme. Kujtojmë se brunia bukuroshe muajin shkurt të këtij vit lançoi edhe linjën e saj të make up-it, një linjë shumë ekonomike dhe e përballueshme për të gjithë xhepat! (Marrë nga mad.al)eva 2