Indeksi "Dow Jones" në rritje historike

Indeksi i Nju Jorkut, "Dow Jones", regjistroi një rekord historik ditën e Martë, duke u kthyer në nivele që nuk ishin parë që prej fillimit të krizës financiare botërore.Indeksi i "Wall Street" kapi nivelin e 14 273 në kohën e drekës, duke tejkaluar rekordin e 14 198, të vendosur në Tetor 2007. Ndërsa edhe bursa e Londrës, "FTSE", regjistroi indeksin më të lartë në pesë vitet e fundit.Ky rikuperim është treguesi më i qartë se investitorët po rifitojnë besimin tek ekonomia amerikane dhe një shenjë inkurajuese për rritjen ekonomike gjatë vitit 2013.Treguesi bëhet edhe më domethënës, ndërsa niveli rekord arrihet në një kohë kur Uashingtoni është i mbërthyer nga debatet mbi thellësinë e shkurtimeve në buxhet."Dow Jones" ka dyfishuar vlerën, që kur ra në nivele historike prej 6 550 pikësh, në kulmin e krizës, në Mars 2009.Ky rikthim i besimit duket se është inkurajuar nga të dhënat që tregojnë se industritë jo-industriale amerikane, të cilat grumbullojnë 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vazhduan të rriten në muajin  Shkurt.Indeksi i një burse është një tregues i vlerës së aksioneve të kompanive të kuotuara në bursë, në raport proporcional me peshën e tyre.Ndikuar nga optimizmi amerikan, pothuajse të gjitha bursat botërore njohën rritje gjatë ditës.