SHBA: Irani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore

Zv.presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë “bllof” me vendosmërinë për të ndaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore.Deklarata e tij u bë gjatë një fjalimi para delegatëve nga AIPAC, organizata lobiste më e fuqishme pro-Izraelit në Shtetet e Bashkuara.Biden i tha grupit AIPAC se kur është fjala për ambiciet bërthamore të Iranit, pozicioni i SHBA është shumë i qartë se Irani nuk do të lejohet të zotërojë një armë bërthamore.Bajden tha se një rrugë-zgjidhje ushtarake është në tryezë, nëse diplomacia nuk jep rezultat."Vendet e mëdha nuk bëjnë bllofe dhe presidenti Barak Obama nuk po e bën këtë” tha Biden.Izraeli ka kërcënuar sulme ushtarake nëse Irani merr hapa për të zhvilluar armë atomike.Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se një kërcënim ushtarak  "i qartë dhe i besueshëm"  është i  nevojshëm për të ndaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore.Duke folur nga Jeruzalemi me anë të lidhjes me satelitit me pjesmarrësit në konferencën AIPAC në Uashington Netanyahu tha se vetëm fjalët dhe sanksionet nuk do ta ndalin Iranin. Ai tha se pavarësisht diplomacisë dhe sanksioneve, Irani është duke iu afruar asaj që ai e quan "vija e kuqe" - pikë ku Irani mund të jetë e gati për të ndërtuar  armë e tij të parë bërthamore.Netanyahu përsëriti se Irani është duke përdorur, bisedimet, duke përfshirë negociatat e fundit në Kazakistan, si një taktikë për të fituar kohë.Vendet perëndimore po negociojnë me Iranin, por udhëheqësit izraelitë paralajmërojnë se Teherani është duke përdorur bisedimet për të vazhduar ndërtimin e programit të tij bërthamor.AIPAC mbështet fuqimisht qeverinë izraelite lidhur me qëndrimin ndaj Iranit dhe konfliktit me palestinezët.Por disa grupe hebraike janë kritikë të kësaj mbështetjeje. Një organizatë e quajtur Zëri Hebre për Paqe zbuloi 100 reklama në sistemin e metrosë së Uashingtonit, duke thënë se AIPAC nuk flet për anëtarët e saj.Ndërkohë më shumë se 12,000 aktivistë pro-Izraelit ndodhen në Uashington për konferencën vjetore të Komitetit Izraelit Amerikan të çështjeve Publike - ose AIPAC.Shqetësimi lidhur me programin bërthamor të Iranit është në rendin e ditës së konferencës.Sot, në ditën e fundit të konferencës AIPAC, mijëra delegatë do të shkojnë në Kongres për të lobuar për çështjen e tyre.