Beppe Grillo:Klasa politike ekzistuese duhet të dëbohet
E ndërsa Beppe Grillo mban në duart e tij fatin e Italisë por edhe te gjithë Europës pas zgjedhjeve parlamentare ku fitoi rreth 1 të 4 e votave duket se aleancat për të formuar një qeveri të stabilitetit janë të vështira.Grillo tani është kthyer në një nga lojtarët kyç të politikës italiane, por duke përjashtuar mundësinë për aleanca ai është kthyer në një bllokues të politikës italiane.Në një intervistë për “The New York Times” komediani thotë se nuk do të ketë një koalicion me ish kryeministrin Silvio Berluskoni, por edhe me liderin e qëndrës së majtë Pier Luigi Bersani.Ai thotë se do të ishte "e papranueshme" për atë për të siguruar stabilitetin e një qeverie të ardhshme italiane. "Kjo do të thotë sikur Napoleoni bërë një marrëveshje me Wellington" thotë Pepe Grillo."Ne mund të ndryshojë gjithçka në duart e njerëzve të respektuar, por klasa politike ekzistuese duhet të dëbohet menjëherë," ka theksuar ai.