Karzai kritikon Pakistanin: Nuk po lufton sa duhet terrorizmin
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka kritikuar Pakistanin për mos angazhim të mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit.Duke folur para gazetarëve në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Aders Fogh Rasmussen Karzai tha se Paksitani nuk “ka ndërmarrë hapa të nevojshëm” të ndihmojë fqinjin e tij Afganistanin të gjejë një zgjidhje paqësore për kryengritjen talebane.Ai tha se sulmet e përgjakshme të ndodhura kohëve të fundit ndaj komunitetit shiit në qytetet e Pakistanit në Quetta dhe Karachi, ndikojnë që situata të dalë jashtë kontrollit.Karzai gjithashtu tha se deklaratat e klerikut kryesor të Pakistanit, tregojnë që Islamabadi nuk është i sinqertë në luftën e tij kundër terrorizmit.Javën e kaluar, Tahir Ashrafi, kreu i këshillit pakistanez të klerikëve tha se, sulmet vetëvrasëse në Afganistan janë të drejta pasi që ky shtet është pushtuar nga trupat e NATO-s.Ndërkohë Afganistan po e viziton sot Sekretari i Përgjithshëm të NATO-së, Aders Fogh Rasmussen, i cili po takohet me zyrtarët e këtij shteti.