Rusi, shënohet 60 vjetori i vdekjes së Stalinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2013, 12:00
Shënohet 60- vjetori i vdekjes së diktatorit sovjetik Jozef Stalinit.Ai e udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1924 deri në vdekjen e tij më 5 mars të vitit 1953.Komunistët dhe pasues të vijës më të ashpër e vlerësojnë atë duke theksuar se ai ka çuar vendin drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa të tjerët e denoncojnë për spastrimet brutale përmes të cilave vrau miliona njerëz.Sondazhet e kryera nga qendra e pavarur Levada, nxorën në pah se mbështetja për Stalinin në Rusi është rritur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.