Kerry viziton Arabinë Saudite
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të zhvillojë sot një vizitë në Arabinë Saudite, si pjesë e vizitës së tij të parë në botën arabe që prej marrjes së detyrës.Kerry është planifikuar të takohet me udhëheqësit e rajonit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Princin Saud al-Faisal dhe Sekretarin e Përgjithsëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.Kriza në Siri pritet të jetë në krye të axhendës si dhe konflikti izraelito-palestinez.Kerry mbërriti në Riad të dielën në mbrëmje pas një vizite dy-ditore në Egjipt, ku njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Egjiptit ndihmë buxhetore prej 190 milion dollarë, pas premtimit të presidentit egjiptian Mohamed Morsi se do të ndërmerren reformat e dhimbshme ekonomike të nevojshme për të siguruar një kredi nga FMN.